Ermal Mamaqi si gjithmonë nuk i kursen postimet e tij tepër funny në Instagram.
Së fundmi ka vendosur të publikojë një video teksa shikohet të gatuhet ushqimi i tij i preferuar i quajtur “Kynefe”.
Blerim Destani e adhuron gjithashtu këtë ushqim dhe këtë e ka treguar duke i komentuar Ermalit: “5 min aty jam, rrugës jam”.
Moderatori si zakonisht edhe këtë herë i është përgjigjur Blerimit në mënyrën më gazmore të mundshme duke i shkruar: “Merr akullore me vete”.
Kur vjen puna tek ushqimi edhe Vip-at bashkëpunojnë! Blerimi dhe Ermali mesa duket do t’ja kalojnë më së miri./intv.al/