Noizy dhe aktori i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare Blerim Destani kanë një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore dhe në kohën e tyre të lirë, një pjesë të mirë të saj e kalojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Prej disa ditësh Noizy ka lajmëruar për publikimin e një këngë të re të titulluar “Gjuha e Kampionit” por gjithashtu ai është shprehur se për shkak të një basti, ai varej nga miku i tij Blerim Destani për të treguar se kur do të lançohej ky projekt.
Por aktori i njohur ka zgjedhur llogarinë e tij në Instagram për t’i njoftuar fansat se kënga e re e Noizyt do të publikohet nesër në ora 16:00.
“Neser me Date 17/Janar Do të lansoj këngën time të parë Gjuha e Kampionit. Ora 16:00 #BastiBukur ☺️”, ka shkruar Blerimi me shaka përkrah një fotografie të Noizyt të shkëputur nga klipi.”
E sigurisht që nuk mund të mungonte dhe reagimi i “ZinZin” i cili ka komentuar një emoji me gishtin e mesit lart dhe një emoji me fytyrë të mërzitur.
Më pas edhe ai ka bërë një postim në Instagram ku ka njoftuar ndjekësit për këngën e tij të re.