Blerim Destani është ndër meshkujt më të lakmuar nga femrat, por edhe protagonist në shumë projekte kinematografike.
Pas pjesëmarrjeve në disa prej serialeve më të njohura në televizionet gjermane, ai nuk di të ndalet. Shumë shpejt aktori pritet të vijë me rol kryesor në filmin e ri “Frauen” (Gratë). Ndërkohë që traileri është publikuar, filmi do të shfaqet me 5 maj në kinemanë gjermane “Kino Start”.
Në këtë projekt, aktori shqiptar do të jetë përkrah kolegëve të njohur gjermanë si Heiner Lauterbach dhe Martin Brambach. Ai i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, përfshirë edhe Noizyn i cili mesa duket është i pranishëm në çdo arritje të mikut të tij.