Blerim Destani vazhdimisht është parë duke mbajtur në dorë, ora të shtrenjta të brendeve më të njohura në botë.
Padyshim duke qenë një ndër personat më të famshëm në Shqipëri, natyrisht pëlqen luksin dhe aksesorët e shtrenjtë.
Aktori shqiptar me famë botërore, së fundmi ka pozuar sërish me një orë të shtrenjtë. Sipas faqes “WhatTheyWering”, në Instagram, vlera e orës së Blerimit është 65 mijë euro.
Bëhet fjalë për orën e brandit “Patek Philippe” nga koleksioni “Rose Gold Nautilus 5980/1R-001”. Një brand shumë i njohur dhe i shtrenjtë gjithashtu.