IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Blerim Destani sukses të jashtëzakonshëm në Hollywood, në filmin e radhës luan përkrah Robert De Niros

Blerim Destani sukses të jashtëzakonshëm në Hollywood, në filmin e radhës luan përkrah Robert De Niros

Publikuar më: 21:36 01-07-2019

Blerim Destani sukses të jashtëzakonshëm në Hollywood, në filmin e radhës luan përkrah Robert De Niros

Blerim Destani është një ndër artistët shqiptarë që ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm jashtë trojeve, madje duke bërë realitet edhe ëndrrën hollivudiane të shumë aktorëve. Pak kohë më parë ai mbylli xhirimet e filmit “The Poison Rose” në të cilin luajti përkrah Morgan Freeman dhe John Travolta.

Së fundmi ai ka zbuluar se është bërë sërish pjesë e një filmi ‘Hollywood-i’, ku do të ketë mundësinë të aktrojë përkrah emrave të mëdhenj si Robert De Niro apo Lee Jones. Destani do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të filmit “The Comeback Trial” dhe aty do të ketë rolin e Boris.

Këtë lajm kaq të rëndësishëm Blerimi e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ dhe ka treguar se ndjehet mjaft krenar që po i jepet mundësia të punojë në të tilla projekte. “Krenar për projektin tim të fundit kinematografik. Së bashku me të mëdhenjtë e ‘Hollywood-it’, Robert De Niro dhe Lee Jones!”, ka shkruar aktori shqiptar në ‘Instagram’.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037498474121094