Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani ka lajmëruar së fundmi se do të jetë pjesë e një filmi të ri dhe do të luajë përkrahë aktorëve me famë botërore, Robert De Niros dhe Tommy Lee Jones.
Ai ka shpërndarë lajmin e bukur në profilin e tij në Instagram, mirëpo të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen komenti epik i moderatorit Ermal Mamaqi.
“Krenar për projektin e tanishëm filmik, ku do të punoj përkrah Robert De Niros dhe Tommy Lee Jones”, shkruan Blerim Destani, ndërkohë që Ermali i thotë:
”Nuk e kuptoj ça ka Robert De Niro më shumë që e kanë vënë para teje”, duke shkaktuar të qeshura tek fansat.