Blerim Kotobelli ishte blerja e parë sezonin e shkuar tek partizani dhe bëhet pikërisht i pari ai që largohet nga klubi, në prag të nisjes së edicionit të ri.
Kotobelli nuk është më futbollist i Partizanit, pasi palët nuk kanë rënë dakord për kushtet e rinovimit. Futbollisti tregoi shkaqet e largimit, ku denoncon se është masakruar, keqtrajtuar dhe ngrënë haku tek Partizani.
Mbrojtësi nuk ka dashur të përmendë emra, por “inatin” e ka me trajtimin që i është bërë, ku pa dyshim ndikim ka pasur edhe ndërrimi që trajneri Dalipi i bëri në Kukës, në minutën e 41- të pjesës së parë. 25- vjeçari nuk i ka pranuar kushtet e drejtuesve të kuq, ndaj ka vendosur të largohet që të mos e thellojë më shumë keqtrajtimin ndaj tij.