Blerim Xhemaili ka shënuar emrin e tij në listën e golashënuesve në Botërorin e Rusisë pasi kaloi sot Zvicrën në avantazh ndaj Kosta Rikës, në ndeshjen që përfundoi në shifrat 2-2. Për golin që duket të jetë shumë i rëndësishëm për kombëtaren e Zvicrës, që duket se ka siguruar një biletë për në fazën tjetër, ka reaguar edhe ish-gruaja e tij, Erjona Sulejmani.
Ajo ka postuar një foto në Instagram, të Xhemailit, teksa e ka shoqëruar edhe me disa ikona duartrokitje. Me siguri Eriona ka reaguar në këtë mënyrë pasi ai gol i dedikohet djalit të Blerimit dhe Erionës, Luanit, siç nënkupton festimi me dy gishtat në formën L.