INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blerja e parë e Çelsit vjen nga Monako

Blerja e parë e Çelsit vjen nga Monako

Publikuar më: 14:15 26-06-2017

Duket se Çelsi ka mbyllur marrëveshjen me Monakon për talentin e vet Tiemue Bakajoko.

Mesfushori francez ka mahnitur të gjithë këtë sezon, duke shkëlqyer si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve, ndaj shumë klube kanë nisur ta vëzhgojnë dhe Çelsi ka nxituar, për të mposhtur konkurrencën.

Mesfushori 22-vjeçar, i cili është pjesë e kombëtares franceze, ka arritur me kohë marrëveshjen me Çelsin, por ndërkohë klubi londinez nuk kishte gjetur ende marrëveshjen me Monakon, edhe pse ishte thjesht çështje kohe dhe diferenca ofertë-kërkesë ishte e vogël.

Përveç Bakajokos, Çelsi kërkon edhe mbrojtësin Aleks Sandro nga Juventusi dhe sulmuesin Romelu Lukaku nga Evertoni.

Article Logic
Execution time: 0.002399206161499