INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blerja e pasurive të patundshme, shqiptarët nuk preferojnë qiratë, por i blejnë shtëpitë

Blerja e pasurive të patundshme, shqiptarët nuk preferojnë qiratë, por i blejnë shtëpitë

Publikuar më: 12:19 21-06-2017

Shumica e shqiptarëve i kushtojnë shumë rëndësi pasurive materiale dhe pronave. sipas një studimi të fundit rezulton që një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë në shtëpitë e tyre dhe një pakicë e vogël në banesa me qira. Të përkthyera në shifra këto të dhëna tregojnë se ka 93% pronarë dhe 5.5% jetojnë në shtëpi me qira.

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes 2015, më shumë se 75,4% e Njësive Ekonomike Familjare , jetojnë në shtëpi private dhe 13.4% në apartamente.

Numri gjithsej i banesave në Shqipëri bazuar në të dhënat e Censusit të vitit 2011 është 1,075,881. Në Censusin e vitit 2001, numri i banesave ishte 785,515. Përqindja e rritjes së numrit të banesave në krahasim me vitin 2001 është 37.0%.

Nga të dhënat rezultoi se numri i objekteve ishte 686,405. Në vitin 2001, ky numër ishte 512,387, që nënkupton një rritje prej 34.0%.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496