Ndërkohë që një tjetër reper i pasur dhe me famë mund të synojë ta jetojë jetën sikur të ishte e fundit apo të koleksionojë sa më shumë të dashura, me Noizyn ndodh ndryshe.
30 vjeçari ka një dashuri të veçantë për makinat dhe orët të cilat tashmë i ka kthyer në koleksion. Kështu pasi bleu makinat e fundit të cilat i quajti “Rihanna” dhe “Shakira”, reperi sapo bëri edhe blerjen e radhës në udhëtimin e fundit. “Mirëse erdhe në familje Qunto” shkruan ai krah videos me orën që mban në dorë. Presim të shohim kujt do t’ia dhurojë mirëseardhjen e radhës. intv.al