INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blerjet për festat, qytetarët: Çmimet e kripura, marrim sa për t'i provuar [VIDEO]

Blerjet për festat, qytetarët: Çmimet e kripura, marrim sa për t'i provuar [VIDEO]

Publikuar më: 16:55 25-12-2018

Me afrimin e festave të fundvitit, rritja e çmimeve të produkteve të shportës festive është bërë një fenomen i përvitshëm. Ajo që bie në sy dhe që prek direkt buxhetin e familjeve janë produktet ushqimore. Nga një vëzhgim i IN T konstatohet se gjatë ditëve të fundit çdo produkt ka shënuar rritje çmimi, ndërkohë në tregun e fruta perimeve asgjë nuk mund ta gjesh poshtë 100 lekë të rinj. Qytetarët veçojnë portokallet dhe mandarinat që kanë pësuar rritje të menjëhershme, ndërsa frutat e thata shikohet se mbajnë rekord.

“Njerëzit kur kanë festë duan të marrin më shumë gjëra, më lire por për festat tek ne, në vend që të ulen ngrihen çmimet”, tha blerës.
“Çmimet e kripura por nga dëshira e madhe marrim sa për t’i provuar. Për pensionet tona, çmimet janë shtrenjtë”, u shpreh një e moshuar.
“Zakonisht ndodh që çmimet rriten por me pak dhimbje do përballohen”, tha një zonjë tjetër.
Nga vazhgimi që bëri IN TV çmim të lartë ka qepa dhe patatja, si asnjë vit tjetër. Një kilogram qepë shitet nga 120-150 lekë të rinj kilogrami. Jashtë kamerës, tregtarët thonë se çmimi i lartë i qepës është pasi mungon prodhimi vendas dhe ai importohet nga jashtë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0025198459625244