Këngëtari i njohur Blero dhe e fejuara e tij Afrona Dika, janë ndër çiftet më të përfolur në mediat rozë.
Ai dhe partnerja e tij shumë shpejt do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.
Pak javë më parë, u zbulua se çifti kanë vendosur të martohen në 21 shtator 2019-të në një nga hotelet më luksoze tek Rana e Hedhun në Shëngjin.
Megjithëse ka ende kohë deri në ditën e ceremonisë, çifti i njohur kanë nisur që tani të merren me përgatitjet e dasmës, për të suprizuar miqtë dhe të ftuarit.
Në një postim të bër në ‘Instagram’ ,si duket Afrona pret me padurim ditën e saj më të bukur dhe sot ka provuar për herë të parë fustanin e nusërisë.
Bukuroshja e njohur tashmë për publikun, poston një fotografi, duke mos e zbuluar plotësisht fustanin e bardhë. “Kjo lloj ndjenjë. Prova e parë e fustanit të martesës…ishte një ditë shumë emocionuese”, – ka shkruar ajo bashkangjitur fotografisë.
Ndërkohë mësohet se në dasmën e çiftit simpatik do të ketë rreth 300 të ftuar dhe me siguri do të jetë një nga dasmat më të bukura ‘VIP’ që do të bëj bujë vitin e ardhshëm. /intv.al/