INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blero dhe Afrona provokojnë

Blero dhe Afrona provokojnë

Publikuar më: 16:23 28-04-2016

Blero sapo ka festuar ditëlindjen e vajzës, Tara, duke mos i harruar detyrimet që ka si prind edhe pas prishjes së martesës me ish bashkëshorten, Teuta.

Këngëtari tashmë ka krijuar një lidhje të re me modelen Afrona Dika dhe duket se është aq i dashuruar saqë po ecën në gjurmët e profesionit të partneres. Këto ditë çifti ka realizuar një set fotosh mjaft hot me poza tepër provokuese.

Fotot janë interpretuar edhe si një mesazh i nënkuptuar adresuar Teutës për të treguar se ata të dy kanë një marrëdhënie tepër të fortë. Megjithatë, ajo që bie në sy, është edhe kimia e veçantë që duket se ekziston mes çiftit. Shpeshherë është spekuluar edhe për një martesë mes tyre apo një shtatzani të mundshme të Afronës, por se çfarë ka ndërmend dyshja për në vazhdim, kjo mbetet për t’u parë.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832