Do jetë padyshim një nga ngjarjet që do të mbahet mend këtë vit dasma e këngëtarit të famshëm Blero dhe modeles Afrona Diko.
Çifti pas disa vitesh lidhje tashëm ka njoftuar se ceremonia e dasmës do të jetë më 21 shtator.
Përgatitjet sigurisht kanë filluar që tani, pasi të dy personazhet duan që dasma të jetë perfekte në çdo detaj.
Pikërisht për këtë arsye Bleron ë ditën e sotme në “Instagram” ka postuar një foto me kostumin e dhëndrit. Bien në sy detajet e veçanta si ngjyra e kuqe tek jaka dhe tek xhepat e xhaketës.
Një kostum i veçantë për një artist si Blero.