Jeta private e reperit të suksesshëm, Majk ka qenë vazhdimisht në vëmendje të mediave dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Kanë nisur zëra se Majk është në një romancë me bukuroshen shqiptare që u zgjodh “Miss Universe Kosova 2020”, Blerta Veseli.
Përmes postimeve që kanë bërë në rrjete sociale lindën dyshimet, pasi dyshja ka frekuentuar vende të njëjta dhe bënin ‘lojëra’ me publikun për t’i gjetur nëse ishin bashkë.
Gjithashtu, një foto e reperit u publikua në profilin e Blertës, në Instagram, me mbishkrimin “Hacked”, por u fshi pak minuta më pas.
Ndërkohë që kjo “romancë” bënte namin në internet, Majk ka reaguar me një përgjigje që nuk u ka pëlqyer aspak fansave.
Majk ka shkruar se nëse do të flasin edhe një herë ose do të bëjnë diçka për jetën e e tij private, do t’iu bëjë bllok. I revoltuar nga ky mesazh, një fans i reperit ka shkruar se nuk e ka pritur aspak mirë këtë përgjigje.
Por, e dini se e gjitha kjo mund të ketë qenë thjesht një lojë për famë?
Këtë gjë si duket na e kanë treguar sërish ndjekësit e Majk, të cilët pas reagimit të reperit nuk e kanë pritur mirë reagimin dhe i kanë shkruar Blertës mesazh, nga ku Veseli i është përgjigjur kështu: “Qetësohu, është një lojë.”
Vlen të thuhet se Blerta dhe Majk kanë hequr edhe njëri-tjetrin nga Instagrami dhe tashmë nuk ndiqen më. Po ju si mendoni, janë apo nuk janë vërtet çifti më i ri në showbiz?