Nëpër rrjetet sociale, shfaqeshin si dy shoqe të ngushta, por ishte një shoqëri që përfundoi keq mes vajzave. BabyG ishte ajo që pas denoncimit të bërë në polici, e denoncoi rastin edhe në rrjetet sociale duke e ndarë me ndjekësit e saj. Sipas këngëtares, ka qenë mikesha e saj Bleta Gashi e cila e ka qëlluar bashkë me 3 persona që e shoqëronin, për faktin se kishte ngrënë në makinë.
Mirëpo sapo ka ardhur edhe reagimi i vajzës së akuzuar për ushtrim dhune ndaj këngëtares, Bleta Gashi e cila sjell një version tjetër të ngjarjes.
Sipas saj këngëtarja e njohur po gënjen dhe është aktore shumë e mirë.
‘’Nuk dua të flas shumë për këtë person. Të gjithë e dinë që është një aktore shumë e mirë.E vërteta do të mësohet shumë shpejt. Ti mund ti gënjesh të gjithë por Zotin e kemi çdokund. Stop,, nuk mund ta kuptoj se si njerëzit gënjejnë dhe shtiren si viktima. Se kam goditur asnjëherë dikë që nuk ka tentuar të më godas e para. Gënjeshtare e keqe. S’kam pse të jem xhelore ndaj teje. Je e pasjellshme përpara meje dhe familjes sime dhe në rrjete sociale sillesh si viktimë.Bleta ka deklaruar nëpërmjet një Instastory po ashtu se përleshja nuk nisi shkak i ushqimit ashtu siç tha BabyGee dhe se sipas saj ka gënjyer që e kanë sulmuar tre persona të tjerë. Ajo Gordanën e cilëson si vajzë të pasjellshme.
Por edhe kjo e fundit ka bërë reagimin e radhës, ku ndër të tjera tregon se nuk ka arsye pse të gënjejë dhe se nuk do ta lërë me kaq.