INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bleu armë nga Rusia, SHBA i vendos sanksione Kinës

Bleu armë nga Rusia, SHBA i vendos sanksione Kinës

Publikuar më: 08:26 21-09-2018

Shtetet e Bashkuara i vendosën sanksione ushtrisë së Kinës për shkak të blerjes së avionëve ushtarakë rusë dhe raketave tokë-ajër. Zyrtarët amerikanë thanë se kanë për qëllim të ndëshkojnë Moskën për "aktivitetet e saj të këqija", duke përfshirë sulmet ndaj zgjedhjeve amerikane. SHBA-ja tha se blerjet e tilla janë në kundërshtim me sanksionet e saj mbi Moskën, që janë ndërmarrë në përgjigje të veprimeve ruse në Ukrainë dhe ndërhyrjes së dyshuar të Moskës në politikën amerikane. Kina, së voni, ka blerë dhjetë avionë luftarakë Sukhoi Su-35 dhe raketa S-400 nga Rusia. Pekini nuk iu është bashkuar sanksioneve kundër Moskës, të ndërmarra nga SHBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë qysh në vitin 2014.
Forcat kineze morën pjesën në disa stërvitje masive ushtarake të Rusisë që u mbajtën këtë muaj. Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë janë përkeqësuar me shpejtësi pasi Moska ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. Ndërhyrja e supozuar e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016 dhe përfshirja e saj ushtarake në luftën civile të Sirisë i kanë rritur tensionet

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598