Disa orë më parë, reperi ndau me fansat në profilin e tij në Instagram një foto ku tregonte blerjen e re që kishte bërë.
"Kur isha 17, doja gjithçka që kishte në dyqan. Kur u bëra 28, i bleva të gjitha, thjesht që të sigurohesha."- ka shkruaj Majk në foton ku shfaqet me makinën e re Porche.
Mirëpo, fansat e kanë masakruar reperin në komente, duke i thënë se ky nuk është një veprim i mirë, pasi ai nuk kujdeset për djalin e tij, ndërkohë që bën shpenzime të mëdha me makinato
"Vozit porsche, e djalin s'je në gjendje ta financosh, marrë dhee turp, gruja jote e ka qit në story qe nuk kujdesesh e knej më lavdërohesh. S'të vlen pasuria kur fmija yt s'të intereson. Me te interesu e poston një foto sado pak e s'e fsheh djalin e jo më tutje."- i shkruan njëri prej ndjekësve.