INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bleu nën kosto apartament, dorëhiqet ministrja e Drejtësisë

Bleu nën kosto apartament, dorëhiqet ministrja e Drejtësisë

Publikuar më: 16:56 23-03-2019

Ministrja e Drejtësisë bullgare, Tsetska Tsacheva, ka dhënë dorëheqjen këtë të shtunë pas denoncimeve në media se ajo dhe tre politikanë të partisë së qendrës së djathtë në qeveri (GERB) ka blerë apartament luksoz me çmim të ulët, bën të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë.
Tsacheva mohoi fajin dhe i kërkoi Komisionit Anti-korrupsion të investigojë kushtet në të cilat ajo ka blerë apartamentin në një lagje luksoze të Sofjes së vjetër, vitin e kaluar.
Kryeministri, Boyko Borissov, pranoi dorëheqjen e saj pas takimit me të të shtunën herët.
“Të dy diskutuan marrëveshjen e pasurive të paluajtshme të lidhura me emrin e saj. Ministria Tsacheva i tha kryeministrit se ajo u largua dhe nuk donte që tensionet të ndikonin në punën e qeverisë”, u tha në konferencë.
Komisioni kundër korrupsionit filloi një hetim për pronat e blera vitin e kaluar nga zyrtarët.
Një nga katër politikanët, Tsvetan Tsvetanov, lider i grupit parlamentar të GERB, gjithashu ka mohuar fajin. Zëvendësministri i Sporteve dha dorëheqjen të shtunën. Çështja doli në dritë në fillim të kësaj jave pasi seksioni i Radios së Lirë Europiane në Bullgari/Radio Liberty dhe Fondi Jo Qeveritar Kundër Korrupsionit publikuan hetimet e tyre mbi marrëveshjen pronësore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037531852722168