INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Blindohet'' aeroporti i Rinasit nga policia! Kthehet pas 19 vitesh ish-truproja i Sali Berishës. Çfarë pritet të ndodhë?

''Blindohet'' aeroporti i Rinasit nga policia! Kthehet pas 19 vitesh ish-truproja i Sali Berishës. Çfarë pritet të ndodhë?

Publikuar më: 19:25 08-05-2018

Ka mbërritur në aeroportin Rinasit Izet Haxhiaj, ish-truprojë i Sali Berishës, i cili prek tokën shqiptare pas 20 vitesh.

Haxhija u ekstradua nga Turqia pasi u paraqit me vullnetin e tij para organeve të drejtësisë turke.

Izet Haxhia akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit dhe në mungesë është dënuar me 25 vite burg.

Në aeroport e kanë prituar punonjës të policisë së Tiranës, të Interpolit dhe një grup i gatshëm i burgjeve, i cili do e shoqërojë ish-truprojën e Berishës në burgun 313-të.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kerkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.

0f09a097-7a2d-4b5c-9673-5de550659b71.jpg51798de5-4c14-45d3-9ec4-b90d577368d8.jpgfe104531-3a4f-4101-97f0-7ead5a66d290.jpgIzet-Haxhia.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727