INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blindohet kufiri me Kosovën, shkak...

Blindohet kufiri me Kosovën, shkak...

Publikuar më: 15:54 16-10-2018

Numri i lartë i refugjatëve ka detyruar qeverinë të ndërmarrë masa shtesë në pikat kufitare, veçanërisht ato me Kosovën. Mësohet se prej disa ditësh, Shqipëria ka rikthyer kontrollin e dyfishtë për të gjithë udhëtarët në pikën e përbashkët kufitare me Kosovën! Edhe pse zyrtarisht nuk ka njoftim, burimet thonë masa synon frenimin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE. Shqipëria ka rikthyer kontrollet e dyfishta në pikën e përbashkët të kalimit kufitar me Kosovën në Morinë-Vërnicë.
Zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim, por burime thonë se kjo lëvizje vjen në kuadër të planit të masave për frenimin e azilkërkuesve shqiptare drejt vendeve të Bashkimit Europian, si një prej kritereve për Shqipërinë për çeljen e negociatave qershorin e ardhshëm.
Kjo ka nxitur mjaft pakënaqësi tek qytetarët. Ata thonë se kjo situatë nuk është normale që të kontrollohen në të dyja pikat e kufirit mes dy shteteve shqiptare. Morina është pika kufitare që mban peshën kryesore të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë e Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0032501220703125