Vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e Champions League.Një përballje titanësh midis RMA dhe Liverpul.
Reali ka menduar për gjithçka në hotelin ku do të akomodohet skuadra në Kiev.
Në sallën e restorantit “Simfonia” janë sistemuar 6 postera të përmasave 1,5 X 1 metër. Ndërsa “Business Lounge”, e cila do të jetë salla e punës për trajnerët, do t’i ketë dritaret e errësuara në mënyrë që asnjë person nga jashtë të mund të shohë se çfarë po ndodh. Për më tepër, ajo do të jetë e fshehur nga të gjitha krahët me një vetratë të prodhuar specifikisht për këtë qëllim
Dhomat do të jenë të ajrosura me temperaturën e ambientit 20-22 gradë.