Projekti "Rilindja Urbane", do të shembi në qendër të qytetit të Roskovecit plot 52 ndërtesa.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me fadroma, të shoqëruar nga forca të shumta speciale të cilat do të garantojnë vijueshmërinë e procesit të shembjes, kanë mbërritur tashmë në qendër të Roskovecit.
Kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi thotë se nga 52 ndërtesa, 19 janë në proces shpronësimi nga Ministria e Infrastukturës. Ndërsa 33 godina të tjera do të shemben pasi rezultojnë të jenë pa dikumentet përkatëse.
Bëhet me dije se pjesa më e madhe e ndërtesave që do të shemben janë njësi shërbimi tregtare, ish depo të vjetra, si dhe pesë shtëpi banimi.
Bashkia e Roskovecit shprehet se familjeve që preken nga prishja e banesave do t’u garantohet 1 vit qira dhe përfitim të një apartamenti kur të ndërtohet banesa e re.