Pas shpërthimit të tritolit pranë shtëpisë së gjyshit të Xhisiela Malokut, policia mori masa për të mbrojtur 25-vjeçaren.
Mësohet se ditën e sotme efektivë të FNSH kanë zbarkuar pranë banesës ku ajo jeton.
Një automjet dhe disa efektivë të FNSH po qëndrojnë përpara shtëpisë së saj në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe vetë Xhisiela duke bërë fajtorë Partinë Demokratike. Ajo është shprehur se ndihet e kërcënuar nga PD.