Teksa në Prishitinë mbahet një protestë kundër politikave të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ky i fundit ka vizituar Ujmanin dhe ka qënë i shoqëruar nga forca të shumta special. Me sa duket kjo zonën që u blindua ka alarmuar Serbinë. Mediat serbe dhe ato ruse shkruajnë se Serbia ka mobilizuar ushtrinë dhe e ka dërguar në kufi me Kosovën. Ndonëse nuk dihet me saktësi se pse Forcat Speciale të Kosovës kanë rrethuar Ujmanin, mediat serbe theksojnë edhe në anën tjetër të kufirit Presidenti serb, Aleksander Vuçiç urdhëroi që ushtria e tij të ishte në gatishmëri.
Ndërsa mediat kosovare sqarojnë se Thaçi shkoi në Ujman për të mbajtur një fjalim në Kazermën “Adem Jashari”. Zona që vizitoi Thaçi është e një interesi të lartë. Hidrocentrali Ujman është me rëndësi strategjike për qëndrimin dhe të ardhmen e serbëve në Kosovë.