INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllok për Shqipërinë, tre shtete të mëdha jo negociatave me BE-në

Bllok për Shqipërinë, tre shtete të mëdha jo negociatave me BE-në

Publikuar më: 16:25 26-06-2018

Sinjale negative vijnë nga Bashkimi Europian për fatin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt familjes së madhe europiane.

Vetëm 2 ditë përpara vendimit final mbi hapjen ose jo të negociatave 3 vende shfaqen skeptike për të ardhmen tonë. 

Danimarka, Franca dhe Holanda kanë vendosur veton e tyre për të mos lejuar që të dyja shtetet ballkanike, Shqipëria dhe Maqedonia të nisin hapjen e negociateve në samitin e së enjtes.

Lajmi është bërë me dije nga reporterja greke në Luksemburg Eleni Varvitsiots e cila në një postim në rrjetin social tëitter shkruan se bisedimet ndoshta do të vijojnë në vitin 2019, vetëm pak kohë pasi në Maqedoni të zhvillohet referndumi për emrin.

Gjatë takimit që ministrat e jashtëm të BE po zhvillojnë në Luksemburg blloku është i ndarë sa i përket fatit të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Këtë të martë ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok edhe një herë konfirmoi skepticizmin e tij duke thënë se të dyja vendet kanë përë përparim të rëndësishëm po nuk është i mjaftuehëm

“Ne jemi të shqetësuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nuk ka progres në reformën në drejtësi. Në mesin e 800 gjyqtarëve vetëm 10 e kanë kaluar testin’

Pas përfundimit të diskutimeve në Bruksel,ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias konfirmoi se tre shtetet Holanda, Danimarka dhe Franca kanë rezerva duke shtuar se çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonisë pritet të vijojë në mes të vitit 2019.

Ndërsa ministri i punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth shprehu qartë mbështetjen ndaj shqipërisë, ndërsa bëri apel Holandës dhe Francës. Që të jenë në krah të dy vendeve ballkanike.

Edhe komisoneri Hahn dhe zyrtarë të lartë  të BE-së janë vënë në lëvizje teksa i kërkojnë vendeve anëtarë të mbështesin hapjen e negociatave, në të kundërt Ballkani kërcënohet nga destabiliteti.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932