Aksi rrugor Elbasan-Tiranë vijon të jetë i bllokuar pas shembjes së një masivi shkëmbor që prej ditës së djeshme.
Për pasojë, për qarkullimin e mjeteve drejt këtyre dy qyteteve, aktualisht është e mundur vetëm nga Kërraba dhe Rrogozhina.
Masivi shkëmbor u shemb mëngjesin e djeshëm, në afërsi të fshatit Mamël, ndërsa kreu i ARRSH, Afrim Qendro është shprehur dje se aksi do të vëzhdojë të mbetet i bllokuar për disa ditë.