INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bllokimi i ambulancës/Gruaja: Protestuesit e PD desh më vranë burrin. Rama: Fali Zot! (Video)

Publikuar më: 11:05 25-04-2017

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të një gruaje e cila rrëfen momentet e tensionit të ditës së djeshme kur rruga e ambulancës, brenda së cilës ndodhej bashkëshorti i saj i sëmurë, u pengua nga protestuesit e Partisë Demokratike.

Pas mesazhit të dërguar nga babai i të sëmurit drejt kryeministrit, ky i fundit ka vizituar familjen në Spitalin Ushtarak pasi kthimit menjëherë nga Vlora.

“Ç’është kjo të më zësh mua rrugën, protesto sa të duash, por mos më zë rrugën e ambulancës, se ka të sëmurë, të më vdesë mua njeriu në rrugë një orë. Unë isha në ambulancë brenda. Tensioni i tij fluturoi. E kam në një gjendje të keqe,” rrëfehet gruaja.

Ndërkohë bashkangjitur videos, Rama ka bërë një status ku i bën thirrje njerëzve të shohin videon për të kuptuar impaktin negativ të protestës së PD-së.

“FALI ZOT SE S’DINË C’BËJNË! Të gjithë ata njerëz të zakonshëm që i’u përgjigjen thirrjes për të bllokuar rrugët, duhet ta shohin këtë video. Edhe të gjithë ata që nuk i’u përgjigjen thirrjes edhe pse janë anëtarë apo simpatizantë të PD-së, duhet ta shohin këtë video. Ndërsa gjithë atyre të tjerëve që ishin kundër bllokimit të rrugëve dhe do ta shohin këtë video, u lutem të mos mallkojnë të gënjyerit nga frikacakët e ngujuar në Çadër, po thjesht të mos e harrojnë atë që do të shohin,” shkruan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0039181709289551