INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokimi i autostradës Elbasan-Tiranë, kreu i ARRSH-së: Ju tregoj kur do të hapet

Bllokimi i autostradës Elbasan-Tiranë, kreu i ARRSH-së: Ju tregoj kur do të hapet

Publikuar më: 20:55 10-12-2017

Në autostradën Tiranë-Elbasan përpara tunelit njëri nga senset e kalimit vijon të jetë i bllokuar për shkak të shkëputjes së një masivi shkëmbor. Autoritet po punojnë për të normalizuar lëvizjes ndërsa drejtori i ARRSH Afrim Qendro tha se do të kryhet investigimi dhe studimi i detajuar për arsyet e rrëshqitjes së dherave përgjatë këtij segmenti.
“Ende nuk ka një datë se kur do të jetë e hapur plotësisht. Rruga do të hapet, pasi të jemi të sigurt që jeta e qytetarëve nuk rrezikohet. Nuk jam në dijeni për rrëshqitje të tjera, rruga është marrë në dorëzim nëntorin e vitit të kaluar. Sa i përket përgjegjësive të firmës do të dalin pas analizës së plotë. Pasi të dalë studimi gjeologjik dhe analizat do të flasim për shkaqet dhe masat. Është shumë shpejt për të arritur në konkluzione dhe për të folur për përgjegjësitë’ – deklaroi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221