INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokimi i autostradës, Gjiknuri: Do punohet 24 orë, autostrada do përfundojë në fund të qershorit

Bllokimi i autostradës, Gjiknuri: Do punohet 24 orë, autostrada do përfundojë në fund të qershorit

Publikuar më: 10:30 11-06-2018

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri gjatë inspektimeve të punimeve në autostradën Tiranë-Durrës, i pyetur nga INTv se përse ka nisur ristrukturimi në këtë periudhë, ka shpjeguar se shkak për këtë janë bërë problemet me kontratën e mirëmbajtjes me Bankën Botërore.

"Pse filluam tani ndërhyrjen? Kontrata e mirëmbajtjes me BB prej 1300 km rrugë ka pasur problemet e veta të trashëguara, gjatë këtyre muajve ne zgjidhëm gjithë problematikat e këtij projekti, që po dështonte.

Ky nuk është segmenti i vetëm që po ndërhyhet. Në muajt në vazhdim do ketë ndërhyrje në gjithë akset kryesore në të gjithë vendin" u shpreh Gjiknuri

Ndër të tjera Gjiknuri njofton se për të përfunduar punimet do punohet 24 orë, dhe autostrada do jetë gati në fund të muajit qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0038588047027588