INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokimi i buxhetit në bashkinë Skrapar, MFE: Faji është i kryetarit

Bllokimi i buxhetit në bashkinë Skrapar, MFE: Faji është i kryetarit

Publikuar më: 16:51 01-03-2019

Pas kërkesës për interpelancë nga LSI për buxhetin e bashkisë Skrapar ndaj ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka reaguar edhe kjo e fundit. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nuk kanë asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit. 

“Nuk kemi asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit. Shkaktar kryesor është kryetari i bashkisë. Fondet për bashkinë janë të disponueshme në thesar”, shprehet MFE në reagim. Në dhjetorin e vitit të kaluar Këshilltarët e Partisë Socialiste në bashkinë e Skraparit nuk miratuan projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa socialistët rrëzuan me buxhetin me pretendimin se numri i punonjësve të bashkisë është i lartë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034298896789551