INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokimi i rrugës Levan-Tepelenë, reagon përfaqësuesi i ARRSH: I pamundur zhbllokimi

Bllokimi i rrugës Levan-Tepelenë, reagon përfaqësuesi i ARRSH: I pamundur zhbllokimi

Publikuar më: 12:44 23-11-2018

Pas bllokimit të rrugës Levan-Tepelenë ditën e sotme nga rrëshqitja e gurëve në poçem, ka reaguar përfaqësuesi i ARRSH, Klodian Sava.

Sava shprehet se momentalisht është e pamundur zhbllokimi i rrugës.

Kompanitë kontraktore kanë mbërritur në vend për të vlerësuar situatën dhe zhbllokuar rrugën.

Ndërkaq në bashkëpunim me Policinë Rrugore është devijuar qarkullimi dhe mjetet po përdorin rrugën e vjetër të Ballshit.

Por devijimi nga Ballshi sërish ka krijuar probleme pasi rruga nuk e përballon një fluks të madh automjetesh dhe kalimi bëhet me vështirësi.

Article Logic
Execution time: 0.0040171146392822