INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokimi i tre rrjeteve sociale më të përdorura, reagon Facebook: Problemi erdhi si pasojë e...

Bllokimi i tre rrjeteve sociale më të përdorura, reagon Facebook: Problemi erdhi si pasojë e...

Publikuar më: 09:50 04-07-2019

Tre rrjetet sociale më të famshme si Facebook, Whatsapp dhe instagram patën probleme ditën e djeshme me hapjen e imazheve, videove dhe të dhënave të tjera në të gjithë botën.

Përdoruesit shpërthyen me komente dhe reagime në Twitter duke kërkuar që faqet e tyre të rregulloheshin dhe se kjo ishte bërë e bezdisshme.

Kompania e Facebook pas reagimeve të shumta njoftoi në Twitter se ishte në dijeni të problemit dhe po punonin për ti rikthyer gjërat në normalitet sa më parë të ishte e mundur. Më pas në orët e para të mëngjesit të sotëm, kompania njoftoi se problemi erdhi nga një operacion rutinë mirëmbajtjeje.

Problemet filluan rreth orës 15:45 dhe zgjatën për disa orë sipas DownDetector i cili monitoron ndërprerjet me aplikacione dhe uebsajtet.

Kjo nuk është hera e parë që Facebook has probleme, së bashku me aplikacionet e tjera që ka në pronësi si Whatsapp dhe Instagram.

Në mars, Facebook dhe Instagram pësuan periudhën më të gjatë të ndërprerjes. Gjatë muajit prill, problemet gjithashtu goditën të dy aplikacionet si dhe shërbimin WhatsApp.

Për këto probleme të rrjeteve sociale po reagojnë dhe bizneset duke u shprehur se çdo ndërprerje e aplikacioneve do të thotë humbje parash çdo sekondë që janë jashtë shërbimit dhe offline.

Article Logic
Execution time: 0.0017690658569336