INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokimi i universiteteve, reagon kryeministri: Përbuzje

Bllokimi i universiteteve, reagon kryeministri: Përbuzje

Publikuar më: 12:43 10-01-2019

Fakultetet këtë të enjte janë bllokuar nga karriget dhe bankat, të cilat janë zhvendosur nga klasat në koridore, si vijim i protestës së studentëve. Për këtë situatë reagon kryeministri Edi Rama, që shprehet se pas këtij skenari qëndron politika. Në një status të dytë në Twitter ai njofton se, Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet.

Reagimet e kryeministrit

1/U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve, që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s'do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët.

2/Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student.

3/Nesër është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë. Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave#QentëLeTëLehin ne do shkojmë së bashku përpara.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223