INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohen 252 orë të falsifikuara në Gjermani, kishin destinacion Shqipërinë

Bllokohen 252 orë të falsifikuara në Gjermani, kishin destinacion Shqipërinë

Publikuar më: 20:26 19-04-2019

Zyrtarët doganorë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani kanë konfiskuar 252 orë dore të falsifikuara, të cilat kishin si destinacion final Shqipërinë. Orët e sekuestruar kishin si adresë nisje Hongkongun dhe destinacioni i tyre ishte tregu i Shqipërisë. Kështu ka deklaruar të enjten një zëdhënëse e zyrës doganore, shkruan Welt.de.

Krahas orëve të dorës, agjentët doganorë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 148 qese prej letre me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura të orëve.

Çmimi në treg i orëve nëse ato do të ishin origjinale arrinte rreth 60,500 euro. Sipas mediave gjermane, bllokimi i orëve është kryer me 26 mars, por informacioni është shpërndarë në publik një ditë më parë.

oret_gjermane.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666