INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohen 3 automjete luksoze, dyshohen se janë blere me fonde nga veprimtarit kriminale [VIDEO]

Bllokohen 3 automjete luksoze, dyshohen se janë blere me fonde nga veprimtarit kriminale [VIDEO]

Publikuar më: 13:09 14-09-2017

3 automjete janë sekuestruar ditën e sotme nga policia pasi dyshohet se janë blerë me fonde të veprimtarie kriminale.

Makinat e sekuestruara të tipit hyundai do ti kalojnë për hetim të mëtejshme Strukturave të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar dhe Aseteve Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Në kuadrin e masave për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, me qëllim përmirësimin e hetimeve paraprake penale dhe forcimin e kapaciteteve logjistike, për strukturat e hetimit të aseteve kriminale, krimit financiar dhe pastrimit të parave, në zbatim të ligjit 10192 për “Masat kundër krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Strukturat e Hetimit të Financave Kriminale në Policinë e Shtetit, përfituan nga ky fond i konfiskuar e i destinuar për këtë qëllim, 3 automjete të reja.

Këto mjete janë një ndihmë në punën e këtyre strukturave, në gjetjen, sekuestrimin me qëllim konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit të aseteve kriminale, si dhe për zhvillimin e sistemit të drejtësisë.


Ky është një motiv për strukturat e Hetimit të Krimeve dhe Aseteve Kriminale, në kuadrin e programit të Qeverisë, prioriteteve të Policisë së Shtetit dhe zbatimit të planit të masave “Vjeshtë 2017”, për “Goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale” dhe “Forcimin e rendit dhe sigurisë”, duke synuar t’i heqim krimit mjetet dhe qëllimin kryesor të tij financat, dhe t’i përdorim ato për kompensimin e viktimave të krimit dhe zhvillimin e forcimin e strukturave të zbatimit të ligjit dhe Sistemit të Drejtësisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916