Dy persona kanë mbetur të bllokuar nga dëbora në fushën e “Çajupit” në Zagori. Ata kanë kërkuar ndihmë duke lajmëruar të afërmit e tyre. Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në ndihmë të tyre, por nuk kanë mundur të shkojnë më tej për shkak të dëborës. Mësohet se prindi i njërit prej të bllokuarve ka marrë një fuoristradë dhe është nisur në drejtim të tyre.
Informacion paraprak
Më datë 04.01.2018, në fushën e “Çajupit”, Njësia Administrative Zagorie, për shkak të dëborës, janë bllokuar shtetasi T.V së bashku me një shtetas tjetër, me mjetin që lëviznin. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëse, kanë shkuar deri mbi fshatin Erind, nuk mund të shkojnë më tej pasi rruga është me dëborë. Për dhënien e ndihmës është nisur njëri prej prindërve me mjetin tip “Landrover”.