INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohen tre karburante e para për mungesë licence [VIDEO]

Bllokohen tre karburante e para për mungesë licence [VIDEO]

Publikuar më: 17:11 10-08-2017

Aksioni i sotëm i Bashkisë së Tiranës në pikat e karburanteve që operojnë pa licencës ka përfunduar me bllokimin e tre biznesve. Tre kaburantet zhvillonin aktivitetin e tyre tek pallati me shigjeta , në sauk dhe tek liqeni artificial. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku qe ka ndjekur aksionin, deklaroi se kontrollet do vijojnë deri në pajisjen e të gjithave pikave me dokumentacionin e nevojshëm. Në qytetin e Tiranës operojnë 173 pika që merren me tregtimin e karburanteve dhe vetëm tre prej tyre kanë aplikuar për pajisjen me licencë. Edhe keto te treja nuk jane pajisur me leje per shkak te mungeses se dokumentacionit te kerkuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033791065216064