INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohet fushata publicitare e Gucci-t....për një modele

Bllokohet fushata publicitare e Gucci-t....për një modele

Publikuar më: 15:34 07-04-2016
Një reklamë e Gucci-t që kishte në qendër një modele tejet të dobët, është ndaluar me pretendimin se tregonte femra jo të shëndetshme.
Reklama për firmën e njohur italiane përfshinte dy modele, njëra e ulur një divan të verdhë të shndritshëm duke treguar këmbët e saj  me një fund të shkurtër dhe tjetra në këmbë, veshur me një fustan me mëngë të gjata, mbështetur pas një muri. Secila prej modeleve mbante veshur artikuj nga koleksioni i fundit i Gucci- t.
Marka e njohur u justifikua me faktin se reklama, e cila u shfaq në website- n e “The Times”, ishte e destinuar për një audiencë të madhe në moshë dhe të sofistikuar duke pretenduar se gazeta kishte lexues të rritur dhe të maturuar.
 
Gucci deklaroi se edhe pse modelet ishin të dobëta, veshjet e tyre nuk zbulonin në asnjë moment pamje të pakëndshme për syrin.
 
Ndërsa  autoritetet për standartin e reklamave “ASA”, thanë se ndërsa modelja  e ulur në divan nuk shfaqej ekstremisht e dobët, ajo e mbështetur në mur dukej e dobët në mënyrë jo  të shëndetshme. Sipas ASA-s modelet ishin mjaft të dobëta, me fizik jo të proporcionuar. Ajo shtoi se “poza zgjaste bustin e modeles dhe vinte në pah belin që dukej shumë i hollë” ndërkohë që “shprehja e saj e errët e fytyrës dhe make-up-i  i  rëndë, veçanërisht tek sytë, e bënte fytyrën e saj të dukej thatanike”. Imazhi i modeles u konsiderua i papërgjegjshëm dhe u ndalua të përdorej më tej.  
Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209