INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohet pista e skive në Dardhë, tatimorët vendosin shiritat

Bllokohet pista e skive në Dardhë, tatimorët vendosin shiritat

Publikuar më: 15:27 29-01-2018

Turizmi dimëror në Dardhë ka hasur në problematika pasi Tatimorët e Korçës kanë bllokuar skipistën e Dardhës duke vendosur shiritat.

Lajmin e bën me dije gazetari i Korçës, Gëzim Hashimi i cili thotë se mijëra pushues që kishin zgjedhur të kalonin pushimet këtë fundjavë në Dardhë janë kthyer mbrapsht.

Kjo pasuri kombëtare që nuk është vetëm pronë e familjes Tasho dhe shoqatës "Rrëshqitja dhe Natyra" u mbyll për vogëlsira dhe pretendime absurde.

"Kjo qeveri që duhet të më japë liçencë, po më pengon. Kam bërë kërkesë për rregjistrim që kur ishte komuna Drenovë. Unë vetë jam i interesuar për rregjistrim në QKR. Kam çuar kontratën e qerasë, por Bashkia më thotë se çështja është në proçes hipotekimi" sqaron Thoma Tasho, raporton newsbomb.al

Sipas gazetarit lokal, tatimorët e Korçës pa asnjë paralajmërim dhe afat kanë bllokuar skipistën, duke shkaktuar reagime të shumta dhe indinjatë.

 Skipista e Dardhës është hapur prej vitesh, por këto dy vitet e fundit funksionon me kapacitet të plotë. Ajo është e vetmja në Shqipëri, dhe tërheq me mijëra pushues e të apasionuar pas dëborës e sportit të skive.

Article Logic
Execution time: 0.0040230751037598