Një ngjarje e pazakontë për stinën e verës në qytetin bregdetar të Durrësit. Mjegulla e dendur që ka rënë në qytet në orët e para të mëngjesit të sotëm ka bllokuar punën në Port. Kjo situatë ka sjellë probleme në funksionimin e portit të Durrësit.
Për pasojë, një anije tregtare dhe tre tragete nuk kanë mundur që të ankorohen për më shumë se dy orë.