Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qafën e Llogarasë duke shkaktuar panik e kaos tek pushuesit e shumtë që janë nisur drejt Jugut të vendit.
Sipas informacioneve të para dyshohet për një defekt në automjet.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar zonën, ndërsa një zjarrfikëse po shkon drejt vendit për të shuar zjarrin. Ngjarja ka sjellë bllokimin e qarkullimit. Deri në largimin e mjetit, makinat e tjera kanë ndaluar për të mos rrezikuar.