INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohet shpërndarja e dëftesave në shkolla, nuk realizohet tenderi

Bllokohet shpërndarja e dëftesave në shkolla, nuk realizohet tenderi

Publikuar më: 20:27 04-07-2017

Supozohet se nxënësit duhet t’i kishin marrë dëftesat dhe të shijonin pushimet e verës, por në shkollat nëntë vjeçare dhe të mesme nuk ka nisur ende shpërndarja e dëftesave. Nisur nga vitet e shkuara i gjithë procesi i tenderimit duhet të ishte mbyllur në muajin prill ndërsa këtë vit ende nuk dihet kur shkollat do të kenë në dispozicion dokumentin zyrtar të tyre.

Në pritje të dëftesave nuk janë vetëm nxënësit, por edhe mësuesit që ose do të qëndrojnë në punë ti plotësojnë më pas të marrin lejet në të kundërt duhet të lenë pushimet në mes për tu rikthyer në shkollë.

Shkak është bërë mosrealizimi I tenderit për printimin e tyre nga Ministria e Arsimit. Vonesat po detyrojnë mësuesit të planifikojnë lejet dhe bllokojnë nxënësit që duan të mësojnë jashtë.

Nxënësit që dëshirojnë të vijojnë shkollën jashtë vendit apo ato që duan ti kenë të zyrtarizuara rezultatet e tyre do të presin dhe pak kohë. Ministria e Arsimit nuk i ka shpërndarë ende dëftesat nëpër shkolla.

Article Logic
Execution time: 0.0033211708068848