INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohet transferimi i Neymar, në Spanjë refuzojnë pagesën 222 milionë euro

Bllokohet transferimi i Neymar, në Spanjë refuzojnë pagesën 222 milionë euro

Publikuar më: 15:14 03-08-2017

Bllokohet transferimi i Neymarit te PSG-ja. Një avokat në emër të Nejmarit dhe klubit të PSG shkoi sot në mëngjes në selinë e La Liga-s për të depozituar shumën e klauzolës së përfundimit të kontratës së brazilianit me Barcelonën por ajo i është refuzuar nga presidenti i La Ligës.

Juan Krespo, i cili është specializuar në ligjin e sportit, ka qenë i porositur për të depozituar në emër të PSG-së përmes një dokumenti të bankës shumën e 222 milionë eurove, e përfshirë si pikë e ndërprerjes së kontratës së Nejmarit me Barcelonën.

Institucion, i cili siç ishte konfirmuar nga presidenti Havier Tebas, e hodhi poshtë kategorikisht. Kjo ka bërë që avokati dhe përfaqësuesi i grupit francez të largohen duarbosh.

Ndërkohë, burime nga Barcelona sigurojnë se për momentin klubi nuk është i vetëdijshëm se PSG-ja e ka bërë pagesën e klauzolës së Nejmar dhe për këtë arsye braziliani mbetet pronë e Barcelonës.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326