Mbushen tualetet e tri restoranteve në Zvicër me kartëmonedha 500 euroshe, e pabesueshme se paratë mund t’i hedhësh dhe në tualet por ja që atje ka ndodhur dhe kjo çudi.
Sipas një informacioni të nxjerrë nga “Tribune de Geneva”, në pranga kanë rënë dy spanjolle, të cilat i kishin fshehur paratë në tualet, me idenë se do ishte vendi më i sigurt. Menjëherë pas zbulimit të ngjarjes, se tualetet janë bllokuar me kartëmonedha 500 eurosh, policia ka filluar të marrë masa dhe të monitorojë ngjarjen.
Gjatë hetimit polica ka zbuluar se janë bllokuar disa tualete restorantesh dhe një tualet picerie. Në tualetin e picerisë u zbulua se ishte i tejmbushur me monedha prej 500.