Është një nga blogeret më të famshme ndërkombëtarisht dhe mesa duket disa momente lumturie kanë ardhur përsëri në jetën e saj.
U bë disa kohë që në Instagramin e saj, blogerja postonte momente të ëmbëla nga pritja e saj e shtatzënisë dhe ka ardhur momenti që Estela Ujka të bëhet nënë për të tretën herë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë blogerja e famshme nëpërmjet një fotoje që ka publikuar në ‘Instastory’, ku tregonte se fëmija i saj kishte ardhur në jetë ditën e sotme.
Estela ka vendosur që vajzën t’a lindte në Neë York, ku dhe ka kaluar një pjesë të madhe të shtatzënisë.
Damar Brooklyn është emri që blogerja ka vendosur për vajzën e saj, një emër shumë të veçantë që nuk rastiset shpesh në botën e showbizz-it.