INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blu, ngjyra që do t'iu ngrohë këtë dimër

Blu, ngjyra që do t'iu ngrohë këtë dimër

Publikuar më: 15:32 27-12-2015

Ngjyra blu është ajo çfarë të gjithë preferojnë të veshin këtë sezon. Kjo ngjyrë është shfaqur në tonalitete të ndryshme, nga ato të zbehtat e deri tek më të fortat, duke u përshtatur kështu në materiale të leshta, velur, lëkurë etj.

Elvana Gjata ka kombinuar mjaft bukur një pelush të butë ngjyrë blu me një këmishë të bardhë; Irena Kita duket tepër elegante me këtë jumpsuit blu të theksuar me detaje ngjyrë floriri; Një fustan klasik dhe chic i përshtatet më së miri Arminës si dhe kjo xhaketë blu kobalti që ka zgjedhur Jonida. Nuk mund të mungojnë as aksesorët me këtë ngjyrë. Estela Ujka (fashion blogger), ka parapëlqyer një kombinim minimalist blu të hapur me një fustan të bardhë.

Ngjyra blu nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë dimër. Por kujdes! Nëse nuk keni instikt të fortë fashion atëherë mos guxoni të visheni nga koka te këmbët me blu. Përpiquni të mos e ekzagjeroni. Zgjidhni vetëm një element blu dhe kombinojeni atë me ngjyra nude, të verdhë dhe të bardhë.

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543