Ajo mund të jetë vetëm 5 vjeç, por që sot duket se e ka brumin e superyllit.
Vajza e dy yjeve të muzikës, si Beyonce dhe Jay Z, e vodhi të gjithë vëmendjen në spektaklin e organizuar nga shkolla e saj e baletit. Vogëlushja bukuroshe u shfaq në krye të një grupi balerinash dhe dukej se po i ndiqte hapet dhe lëvizjet me përpikmërinë më të lartë nga të gjithë. Madje në disa raste ajo kthehet edhe nga shoqet e saj, si për t’iu treguar atyre se si duhet të kërcejnë. Pra, fiks si mamaja e saj mbretëresha Bey, Blue Ivy është futur në “Formation” për të marrë në dorë spektaklin. Jemi të bindur që mami dhe babi janë ndjerë shumë krenarë për vogëlushen.