INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blue Ivy i magjeps të gjithë me fustanin e saj 5.000 dollarësh [FOTO/VIDEO]

Blue Ivy i magjeps të gjithë me fustanin e saj 5.000 dollarësh [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:10 09-10-2017

Blue Ivy Carter vodhi gjithë vëmendjen nga mamaja e saj e famshme, Beyoncé, ndërsa familja Knoëles-Carter mori pjesë në një dasëm këtë fundjavë. Vajza 5-vjeçare u bashkua me prindërit e saj në martesën e Lawrence Parker dhe Jessica Clemons në New Orleans, dhe dukej mahnitëse në fustanin 'Eternal Beauty' të firmës së veshjeve luksoze për fëmijë Mischka Aoki , i cili kushton rreth 3,800 sterlina (5,000 dollarë).

Madje, gjithashtu në Instagram mund të gjeni një video nga dasma  ku Blue duket e buzëqeshur ndërsa ishte në këmbë me babain e saj, Jay-Z, ndërsa Beyoncé mund të vërehet në një fustan ngjyrë rozë të çelur. Kjo nuk është hera e parë që Blue ka veshur Mischka Aoki, pasi një fustan magjik prej £ 6,700 ($ 8,800) të kësaj firme ajo e veshi në Wearable Met Gala të mbajtur nga gjyshja e saj, Tina, në maj.

blue-ivy-couture-dress-z.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996